E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju rilindasit e përzutë

2 Min Read

“Kërkoni ndjesë”, Berisha: E nderova Andis Harasanin se mbeti socialist, ju rilindasit e përzutë

Duke folur në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, ka nderuar Andis Harasanin sepse mbeti socialist dhe besnik i parimeve të tij.

Ndërsa akuzoi rilindjen e Edi Ramës, pikërisht për arsyen e parimeve të tij.

“Mendoj se, aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta.

Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim.

Por nuk mund të mohohet se, ju e përzutë atë, dhe duhet të kërkoni ndjesë. Jo ju personalisht, se nuk e përzutë ju personalisht, por rilindja e përzuri atë.

E kam nderuar me bindje të plotë për atë që thashë, sepse një politikan që rininë ja kushtoi ndryshimit të Shqipërisë, për ato ideale, por e kam nderuar se mbeti socialist besnik i atyre parimeve që besonte gjer ditën e fundit.

Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen, siç bëtë ju, me radhë.

Prandaj mund t’i kërkonit ndjesë dhe ju garantoj se veç se përfaqësoje jo mendimin e Sali Berishës, por mendimin e qindra dhe mijëra socialistëve që e prisnin sot këtë nga ju”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a Comment