ANGLI- Një operacion policor në Angli zbuloi një rrjet të madh të kultivimit të kanabisit, i lidhur me bandat shqiptare. Gjatë hetimeve, u bastis një fermë kanabisi me vlerë mbi 1 milion paund, ndërsa autoritetet zbuluan një skemë të sofistikuar të vjedhjes së energjisë elektrike për të furnizuar mbi 100 ferma kanabisi në të gjithë vendin.
Siç raportohet banda e përbërë nga dhjetë persona ishte maskuar si punëtorë të ligjshëm për të ndërhyrë në rrjetin elektrik kombëtar. Ata punonin për një kompani të regjistruar, Elev8 Civils and Utilities Ltd, dhe kishin kryer të paktën 54 gërmime në Mbretërinë e Bashkuar. Banda, e drejtuar nga Ross McGinn dhe Andrew Roberts, zhvilloi projektin e saj të parë në Dell, West Derby.
Daily Mail shkruan se grupi kriminal duke përdorur veshje dhe pajisje identike me ato të punëtorëve të shërbimeve publike, anëtarët e grupit mbyllnin rrugët dhe kryenin gërmime në mes të ditës, duke bërë të dukej sikur po zhvillonin punime të rregullta.
Energjia e vjedhur devijohej drejt fermave të kanabisit, duke ndihmuar në prodhimin dhe tregtimin e drogës me një vlerë totale mbi 21 milion paund. Përveçse kriminale, veprimet e tyre të cilat mbulonin 32 zona të ndryshme të forcave policore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ishin gjithashtu shumë të rrezikshme.
Gjithashtu në një telefon celular që i përkiste drejtorit të Elev8 Civils and Utilities, Andrew Roberts, 42 vjeç, policia gjeti një imazh tronditës me fytyrën e tij të nxirë, me sa duket e shkaktuar nga një prej kabllove që ata prenë.
Po ashtu nga ky operacion tetë persona u vunë në pranga. Po ashtu bëhet e ditur se lokalet e kthyera në fabrika ilegale droge përfshinin një ish-hotel, dyqane, një klub nate, një kafene dhe një dyqan bosh. Grupi drejtohej nga Roberts, Wigan, Greater Manchester, dhe kolegu i kompanisë, Ross McGinn, 33 vjeç nga Huyton, Merseyside.
Autoritetet britanike sekuestrouan bimë kanabisi me vlerë deri në 21 milionë paund. Gjithashtu shumica e fermave ishin të ‘pushtuara’ nga shtetas shqiptarë, të cilët vepronin si kopshtarë.
Siç raportojnë mediat britanike McGinn u dënua me pesë vjet e katër muaj. Ndërsa Roberts u dënua me gjashtë vjet. Groundworkers Greg Black, 29 vjeç, nga Huyton; Lewin Charles, 22 vjeç, nga Roby, Merseyside, Aiden Doran, 28 vjeç, nga Wigan dhe Jack Sherry, 20 vjeç, nga Wigan, të gjithë u deklaruan fajtorë për inkurajimin dhe ndihmën e një vepre penale dhe konspiracionit për energji elektrike.
Black u burgos për tre vjet e nëntë muaj, Charles për dy vjet e tetë muaj dhe Doran u dënua me tre vjet. Sherry u dënua me 22 muaj, u pezullua për 18 muaj dhe u urdhërua të kryente 100 orë punë pa pagesë. White, i cili vodhi pajisjet, u burgos për dy vjet e gjysmë pasi u deklarua fajtor për komplot për të vjedhur dhe inkurajuar ose ndihmuar në nxjerrjen e energjisë elektrike.