“Deri tani nuk ka asnjë listë kandidatësh”/ Berisha: Fjalën për kandidaturat e ka pasur anëtarësia e PD, me primaret

2 Min Read

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në ndikim të udhëheqësit të qarkut për primaret e organizuara nga PD. Në një deklaratë për mediat Berisha shtoi se mund të ketë modifikime në listat e bëra nga anëtarët, të grave ose të rinjve që mund të mos kenë pozicionin e duhur por që meritojnë përfaqësim. 

Ndër të tjera Berisha tha se do të ketë korrigjime patjetër dhe ne fund do të jetë kryetari i qarkut ai që do japi mendimet dhe do kryesia do të vendosë. 

PJESË NGA DEKLARATA:

“Të falënderoj për pyetjen. Kësaj radhe, fjalën për kandidaturat e kanë patur, siç e keni parë vet, anëtarësia e PD në primaret e organizuara në përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të qarkut. Kjo është e vërteta. Asnjë kryetar qarku nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha apo kush tjetër, por ka qenë ai udhëheqës fuqiplotë i procesit të primareve mbi bazën e kritereve të caktuara. Kështu që, listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, propozimet. Natyrisht, e kam theksuar, do ketë këto modifikime: gratë, është përcaktim statutor. Të rinjtë, është përcaktim statutor. Dhe e them këtu, përfaqësime, meqë jemi rajonal, ndonjëherë të komuniteteve, që për ndonjë arsye apo ndonjë tjetër nuk kanë pozicionin e duhur por që meritojnë përfaqësimin. Ata nuk mund të mbeten pa përfaqësim. Komunitetet e mëdha, sepse i krijon qarku këto. Pra, do jenë korrigjime fare të lehta. Do kenë korrigjime, sigurisht, kjo nuk mund të diksutohet, për këto arsye që thashë. Por, nga ana tjetër listat e PD i ka bërë anëtarësia. Kryetarët e qarqeve do jenë aty, do japin mendimet e tyre. Kryesia do vendosë. Nuk është në mënyrë absolute gjer sot asnjë listë e asnjë qarku e diskutuar apo e përfunduar, përveçse e atyre që ka bërë vet anëtarësia,” tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment