Aksident i rëndë ajror, rrëzohet avioni në shtëpinë e pensionistëve në Manheim Township

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Penislavisë, ku avioni i vogël me pesë persona është rrëzuar në fshatin e pensionistëve.

Sipas mediave të huaja, mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë pesë persona dhe janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Shefi i Zjarrfikësve në Manheim Township, Scott Little është shprehur se nga kjo përplasje janë dëmtuar 12 makina

Zyrtarët u shprehën se avioni rrëshqiti afërsisht 100 metra pasi u përplas me tokën, ku para gjithë kësaj piloti i radios kontrolloi trafikun ajror për t’u kthyer në aeroport sepse një derë ishte lënë e hapur në aeroplan.

Tre nga të plagosurit u transportuan në qendrën e djegieve të rrjetit shëndetësor të Lehigh Valley, kurse dy të tjerët janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm Lancaster.

Share This Article
Leave a Comment