Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka rrëzuar për shkak të afateve kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkonte shfuqizimin dhe përsëritjen e votimeve, sa i përket votave të diasporës të dërguara me postë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 Shkurt.
Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 marsit, sipas vendimit. Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
Ndërkohë, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar kërkesën e Vetëvendosjes lidhur me rinumërimin e 1.631 fletëvotimeve të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit.