Shmanget tragjedia në ajër, avioni anulon uljen në aeroportin e Uashingtonit

1 Min Read

Një tjetër tragjedi ajrore u shmang në Shtetet e Bashkuara. Një avion “Boeing” pati vështirësi të mëdha gjatë uljes në aeroportin ‘Ronald Reagan’ të Uashingtonit për shkak të erërave të forta.

Në momentin e afrimit pranë pistës, avioni u detyrua të ndërpriste uljen dhe të ngrihej sërish për të shmangur një aksident të mundshëm.

Raportohet se asnjë nga pasagjerët në bord nuk u lëndua. Ndërsa autoritetet po analizojnë ngjarjen për të vlerësuar masat e sigurisë pas numrit të shtuar të incidenteve ajrore.

Shmanget një tjetër tragjedi ajrore

Share This Article
Leave a Comment