Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet një shqiptar në Greqi |

1 Min Read

Autoritetet policore greke kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), ku për arsye ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin.

Për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim. Policia bën me dije ndër të tjera se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj.

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment