Në vilën qeveritare në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama ka mbyllur konsultimet me 5 nga 6 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Siç raporton gazetari Enkel Xhangoli, ai ka zhvilluar bisedime këtë të Dielë me Blendi Klosin, Mirela Kumbaro, Ulsi Manjën, Emirjana Sakon dhe Benet Becin.
Mësohet se i fundit që është futur në këtë takim është Bledi Çuçi.
Ende nuk dihet nëse do të publikohet ndonjë detaj më shumë sa i takon listës zgjedhore të 11 Majit, apo do të pritet 12 Marsi pas dorëzimit të saj në KQZ.