Ndodh në Kosovë/ Fëmijës 2-vjeçar i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku (FOTO) |

1 Min Read

Një fëmije dy vjeç në Gjilan të Kosovës ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës.

Lajmin e ka bërë me dije mjeku gastroerolog Besnik Elezi, i cili kreu edhe ndërhyrjen mjekësore, duke shpëtuar vogëlushin.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ka postuar edhe disa fotografi, të cilat tregojnë se si dukej bateria në stomakun e fëmijës, dhe pas nxjerrjes së saj.

“Largohet nga stomaku baterie e telekomandes te femija 2 vjet K.Sh.” – shkruan shkurtimisht ai krahas fotove.

Gëlltitja e baterive është tepër e rrezikshme pasi gjatë kontaktit me lëngjet e stomakut, ajo krijon qark të shkurtër duke çliruar kimikate alkaline që dëmtojnë rëndë indet.

Share This Article
Leave a Comment