Napoli thyen “agjerimin” e mposht Fiorentinën: fitorja e tretë radhazi për Bolonjën

2 Min Read

Në javën e 28-të të Serie A, Napoli rikthehet te fitorja duke mundur 2-1 Fiorentinën. Në “Maradona”, skuadra e teknikut Conte, me formacionin titullar, e zgjidh çështjen viola me një gol për çdo pjesë, të shënuar nga sulmuesit. Pas një fillimi me intensitet të lartë, është Lukaku (26’) ai që zhbllokoi sfidën me një goditje nga afër, pas pritjes së De Geas ndaj një goditje të McTominay. Më pas, traversa i mohoi golin kapitenit Di Lorenzo. Takimi i tij me rrjetën shtyhet deri në minutën e 61′ kur Raspadori dyfishoi avantazhin, pas një asisti nga Lukaku.

Lexo më tej: Simone Inzaghi korrigjon gazetarin në TV: “Tripletë? Jo, në fakt trofetë janë katër”

Napoli sidoqoftë nuk qendroi shumë në siguri. Në minutën e 66′, Gudmundsson shkurtoi diferencën dhe u jep disa shqetësime vendasve në fundin e ndeshjes. Një fitore e vuajtur dhe një përgjigje e menjëhershme ndaj Inter. Tashmë, Napoli rikthehet vetëm një pikë prapa zikaltërve. Fiorentina mbetet e shtata me 45 pikë, pesë larg zonës që çon në Conference League.

Hellas Verona 1-2 Bologna

Fitorja e tretë radhazi për Bologna, e cila në javën e 28-të të Serie A mundi 2-1 Hellas Veronën në transfertë, në ndeshjen e drekës. Në “Bentegodi”, rossoblù kaluan në avantazh në minutën e 40-të me golin e Odgaard, pas asistit të parë me fanellën e re nga Calabria. Në pjesën e dytë, Montipò mbajti në lojë Hellasin me dy pritje vendimtare, por një gafë e tij i dha mundësinë Cambiaghit të dyfishonte avantazhin në minutën e 79-të, kur vendasit ishin me një lojtar më pak pas përjashtimit të Valentinit. Vetëm një minutë më vonë, Mosquera e rihapi ndeshjen, por nuk mjaftoi që skuadra e Zanettit të shmangte humbjen.

Share This Article
Leave a Comment