Malaj ka deklaruar se Rama ka larguar nga radhët e PS figura me peshë dhe integritet, të cilat sipas tij duhej të ruheshin dhe të integroheshin me prurjet e reja.
Si për të ironizuar grupin parlamentar socialist, Malaj shtoi shfrytëzoi shprehjen: “Është si puna e shtëpisë! Shtëpia merr frymën e të zotit të shtëpisë”.
“E them me bindje se është më mirë të kesh një xhaketë të vjetër, sesa një kostum firmato të lyrosur nga babëzia dhe pangopësia. Është më mirë të hash bukë thatë se sa të hash një biftek 1 mijë dollarë. Është më mirë të pish lëng molle në Vermosh sesa të pish shishe vere 33 mijë euro. Pra ka elementë kritikë që nuk kanë të bëjnë me individin, ka të bëjë me ata që janë brenda një force politike dhe kanë përgjegjësi ndaj publikut”, deklaroi Malaj.