LINDJE E MESME- Hamasi tha sot se ekziston mundësia për vazhdimin e armëpushimit me Izraelin në Rripin e Gazës, gjatë bisedimeve me ndërmjetësit në Kajro në lidhje me fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit. Momentalisht përpjekjet e ndërmjetësve egjiptianë dhe të Katarit vazhdojnë për të përfunduar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar dhe faza e parë e saj përfundoi më 1 mars.
“Shenjat janë pozitive për fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abdel Latif Al-Kanwa.
Një delegacion i nivelit të lartë nga lëvizja islamike palestineze u takua sot me ndërmjetësuesit egjiptianë për të diskutuar ruajtjen e armëpushimit të brishtë në Gaza, pas më shumë se 15 muajsh lufte të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.
Zëdhënësi theksoi “nevojën për të detyruar ndërmjetësuesit izraelitë të zbatojnë marrëveshjen” ndërsa siguroi se Hamasi është i gatshëm të fillojë fazën e dytë në një mënyrë që plotëson kërkesat e popullit palestinez.