Izraeli shton presionin ndaj Hamasit! Ndalon furnizimin me energji elektrike në Gaza 

1 Min Read

Izraeli do të ndërpresë menjëherë linjën e energjisë elektrike në Rripin e Gazës, tha ministri izraelit i Energjisë Eli Cohen në një deklaratë për mediat gjatë kësaj të diele. 

“Sapo firmosa një urdhër për ndalimin e menjëhershëm të energjisë elektrike në Rripin e Gazës”, tha Cohen. 

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet që janë në dispozicionin tonë, për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve,” tha ai, shkruan CNN. 

Ky zhvillim vjen pasi bisedimet e ndërmjetësuara mbi armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve janë duke u zhvilluar, ndërkohë që Hamasi kërkon fillimin “e menjëhershëm” të bisedimeve për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, të cilën Izraeli e kundërshton. 

Javën e kaluar, Izraeli njoftoi bllokadë të të gjithë ndihmave në enklavë për t’i bërë presion Hamasit që të pranonte kushte të reja për një zgjatje të marrëveshjes aktuale të armëpushimit. 

Share This Article
Leave a Comment