Ish-banori BBV u nxjerr αrmën “aktorëve” të kamerës së fshehtë: U ndjeva i kërcënuar

2 Min Read

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati që transmetohet në rrjetet sociale ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq.

Në videon e postuar nga formati “Andale”, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BB VIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen dhe e kanë sulmuar duke tentuar ta fusin në një makinë. Një kamera e fshehtë paksa e tepëruar nga ata që e kishin organizuar. 

Gjatë përplasjes, ish-banorit të “Big Brother VIP”, u ka drejtuar armën aktorëve, të cilët në kët moment i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Megjitahtë përplasjet fizike dhe shtyrjet nuk janë ndalur.

Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave. 

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar debate mbi etikën e kamerave të fshehta. Në një deklaratë publike, Zebërvoki u dha një mesazh të gjithë ndjekësve të tij që të ruajnë qetësinë në situata të ndryshme.

The post Ish-banori BBV u nxjerr αrmën “aktorëve” të kamerës së fshehtë: U ndjeva i kërcënuar appeared first on Lapsi.al.

Share This Article
Leave a Comment