Në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A, Atalanta ka dhënë një shfaqje të shkëlqyer force duke mposhtur Juventusin me rezultatin e thellë 4-0. Me këtë fitore, ekipi bergamask i është përgjigjur sukseseve të Interit dhe Milanit. Të dielën duhet të luhjë një pjesë të rëndësishme të titullit në Bergamo, kundër kampionëve të Italisë në fuqi
Në Allianz Stadium, ishte një penallti e Retegui në minutën e 39-të që zhbllokoi ndeshjen. Më pas erdhi një dominim total i Atalantës. Në pjesën e dytë, De Roon shënoi për 2-0 dhe më tej Zappacosta dhe Lookman vulosën një fitore të thellë.
Humbje e thellë për Juventusin
Për Juventusin, kjo humbje ishte një ndalesë pas pesë fitoreve radhazi. Tani bardhezinjtë ndodhen 9 pikë prapa Interit, duke thyer shpresat për titullin e kampionëve. Zonja e Vjetër tani duhet të luftojë për vendin e katërt, me Lazio dhe Bologna, që janë vetëm 2 pikë larg. Ndërkohë lacialët kanë edhe një ndeshje për të luajtur me Udinesen.
Në fund të ndeshjes, tifozët e Juventusit nuk e kursyen zemërimin. Ata hodhën fishekzjarre dhe fishkëllyen lojtarët, veçanërisht ndaj Locatellit.