A keni komunikuar me Ramën? Veliaj përgjigjet nga qelia: Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim…

1 Min Read

TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen e sotme për Euronews Albania, ku ka vazhduar sulmet ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

I pyetur nëse a ka komunikuar me kryeministrin Rama, Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim.

Ai hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se prej dy javësh nuk i ka miratuar asnjë takim, edhe pse në media janë publikuar lajmet se Veliajt i është miratuar leja për të takuar jo vetëm avokatët, por edhe familjarët, po ashtu të zhvillojë edhe takime pune me punonjlsit e Bashkisë.

Pyetje: A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

Veliaj: Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë.

Share This Article
Leave a Comment