Sulmet e Rusisë në Ukrainë/ Zelensky: Synimet e Putin nuk kanë ndryshuar, nevojiten më shumë sanksione

1 Min Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të Rusisë, duke deklaruar se këto bombardime tregojnë se Moska vazhdon me të njëjtin qëllim lufte.

“Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë,” shkroi ai.

Sulmet ajrore gjatë natës në Ukrainën lindore shkaktuan të paktën 17 viktima, sipas autoriteteve ukrainase.

Share This Article
Leave a Comment