Shtyhet ndeshja e Barcelonës, ndërron jetë anëtari i stafit mjekësor

0 Min Read

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës, nuk do të luhet këtë të shtunë në orën 21:00.

Takimi është shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërsa vendimin lojtarëve ia ka dhënë vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta.

Shtyrja e ndeshjes ndodhi për arsye se pak minuta para fillimit të ndeshjes ka ndërruar jetë një anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës, Carles Miñarro Garcia.

Share This Article
Leave a Comment