Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Nallbati theksoi se nuk është natyrë që kërkon komunikim të shpeshtë me liderin e partisë, duke e konsideruar këtë si një formë servilizmi.
“Nuk jam nga ata që komunikoj shpesh me kryetarin e PD, sepse më duket e tepërt dhe nuk e bëj dot këtë gjë. Por sa herë ka qenë e nevojshme, kam komunikuar me zotin Berisha,” u shpreh ai.
Deputeti demokrat vlerësoi gjithashtu hapësirën që Berisha u jep bashkëpunëtorëve për të shprehur mendimet e tyre, ndonëse shpesh shihet si një lider autoritar.
“Ai të jep mundësinë të flasësh dhe nuk vendos barriera, ndonëse shumë e shohin si një lider të fortë. Kur argumentet qëndrojnë, ai i pranon,” tha Nallbati.