Kryeministri Rama zhvilloi një takim prej 7 orësh me ministrat dhe drejtuesit politikë të partisë Demokratike në Pallatin e Brigadave. Në takim u diskutua edhe lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas burimeve kryeministri mund të garojë në Tiranë dhe do të jetë në listën e hapur të kryeqytetit.
Gjithashtu në listën e Tiranës do të ketë më shumë gra sesa burra. Ndërsa Rama e ka thënë vetë në shtator që deputetët e ashtuquajtur “veteranë”, me më shumë se një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt.
Ndërkohë drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.
Mësohet se kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Gjithashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.