Milani fiton me përmbysje, Conceicao shpëton stolin

1 Min Read

Milani fitoi 3-2 në transfertë ndaj Lecces, në ndeshjen e javës së 28-të në Serinë A. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Hristovic në minutën e 7-të.

Ndërsa në minutën e 59-të ishte sërish Hristovic që realizoi për Leccen, duke çuar shifrat në 2-0 dhe për ta afruar ekipin e tij me fitoren.

Një autogol i Gallo në minutën e 68-të rihapi sfidën, ndërsa 5 minuta më vonë, Pulisic barazoi shifrat me një penallti të fituar vetë.

Ishte sërish sulmuesi amerikan, i cili përmbysi rezultatin, duke shënuar me kokë pas një krosimi nga Leao .Ky sukses i shpëtoi stolin edhe trajnerit Sergio Conceicao, i cili në rast barazimi ose humbjeje, do të shkarkohej.

Kështu Milani renditet në vendin e tetë me 44 pikë ende shumë larg zonës Champions.

Share This Article
Leave a Comment