Kurti me komandantin e KFOR-it diskutuan për vizitën e Sekretarit të NATO-s në Kosovë |

1 Min Read

Pak ditë para se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ta vizitojë Kosovën, më 11.03.2025, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit kryeministri Kurti dhe gjenerali Barduani kanë diskutuar për përgatitjet për këtë vizitë të rëndësishme të Rutte në Kosovë dhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.

“Qeveria e Kosovës bashkëpunon ngushtë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon” – ka theksuar ZKM më 07.03.2025.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

Gjatë kësaj vizite, Rutte do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Share This Article
Leave a Comment