Konservatorët e Friedrich Merz dhe SPDja përfundojnë bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë

1 Min Read

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë, tha Merz për gazetarë të shtunën.

Në Gjermani, ku koalicionet janë zakon, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, ku partitë fillimisht zhvillojnë bisedime eksploruese dhe më pas hyjnë në bisedime formale për koalicion.

Këto dy parti po nxitojnë për ta arritur një marrëveshje para javës së ardhshme, kur shpresojnë ta shtyjnë përpara në Parlament lehtësimin e kufizimeve të huamarrjes për Gjermaninë për ta ringjallur rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe për t’i rritur shpenzimet ushtarake.

Kancelari në ardhje, Merz, dëshiron ta formojë një koalicion së shpejti dhe ka paralajmëruar se është “koha e fundit” për Evropën që të mbrohet nga një Rusi armiqësore.

Në fjalën e tij hyrëse, Merz premtoi masa më të ashpra për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke përfshirë kthimin mbrapsht të njerëzve në kufijtë e Gjermanisë dhe zgjerimin e kontrolleve kufitare.

Share This Article
Leave a Comment