Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë thanë sot se mbështesin një plan arab për rindërtimin e Gazës, i cili do të kushtojë 53 miliardë dollarë dhe që do të shmangë zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga enklava.
“Plani tregon një rrugë realiste për rindërtimin e Gazës dhe premton, nëse zbatohet, një përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës për palestinezët që jetojnë në Gaza”, thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët.