Vijon takimi traditë mes socialistëve, ja cilat janë pikat e diskutimit

1 Min Read

Takimi traditë me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave i kryeministrit Edi Rama me socialistët do vijojë dhe të Shtunën, në të njëjtën orë.

Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, mazhoritarët janë në mbledhje prej 5 orësh, ku po diskutojnë për një sërë pikash, si më poshtë:

Vlerësimi i punës së secilit, që nga ministrat, drejtusit politikë e deri te kryetarët e bashkive.

Nesër pritet të ketë bisedime me në fokus gratë, në kuadër të 8 Marsit.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e të majtëve e këtij niveli u realizua më 1 Shtator 2024, në vilën qeveritare në Dajt. Mbledhje që zgjati plot 8 orë, ku u diskutua lidhur me objektivat e forcës qeverisëse dhe ku drejtorë, krerë institucionesh apo ministra raportuan mbi punën e tyre.

Fokus kryesor ishin padyshim zgjedhjet parlamentare, prej të cilave PS synon të dalë fituese dhe të marrë mandatin e 4ërt.

/tvklan.al

Share This Article
Leave a Comment