Racizmi ka shpërthyer sërish në botën e futbollit dhe këtë herë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Kupës Libertadores U-20, e cila po zhvillohet në Paraguaj. Në ndeshjen që Palmeiras e fitoi 3-0 kundër Cerro Porteño, dy lojtarë të ekipit brazilian u vunë në shënjestër të talljeve dhe fyerjeve raciste teksa po dilnin nga fusha e lojës në stadiumin Gunter Voghel. Figuereido dhe Luighi mbetën dukshëm të tronditur nga episodi, aq sa i dyti shpërtheu në lot në pankinë, për të mos arritur më pas të kontrollonte zemërimin dhe zhgënjimin e tij edhe në intervistën pas ndeshjes.
Çfarë ndodhi në Palmeiras-Cerro Porteño në Copa Libertadores
Lojtarët që u vunë në shënjestër të fyerjeve ishin të rinjtë e Palmeiras U20, Figuereido dhe Luighi. Pasi u zëvendësuan, ndërsa po drejtoheshin drejt pankinës, ata u sulmuan nga tifozët vendas: në minutën e 78′, disa tifozë u afruan pranë vijës së fushës për t’i ofenduar dhe për t’i pështyrë, por imazhi më tronditës ishte ai i një babai që, me djalin e tij të vogël në krah, imitonte gjestet e një majmuni.
Luighi menjëherë u përpoq të tërhiqte vëmendjen e arbitrit, ndërsa disa shokë skuadre u afruan për ta mbështetur. Megjithatë, lojtari i Palmeiras mbeti thellësisht i tronditur nga situata dhe, sapo u ul në pankinë, u pa duke qarë i dëshpëruar dhe i lënduar.
ABSURDO!!!
Um adulto com UMA CRIANÇA NO COLO imitando um macaco!
Luighi sofreu racismo, reclamou e nada fez o árbitro. Ele aparece chorando no banco.
Chega disso! Tá fácil de identificar, @CONMEBOL!
🎥 @CanalGOATBR pic.twitter.com/1ClFrMd7ZP
— Gustavo Terini (@gustavoterini) March 6, 2025
Shpërthimi i Luighi pas ndeshjes, mes lotëve para kamerave
Pas ndeshjes, lojtari u rikthye te episodi, pavarësisht se fillimisht iu drejtuan pyetje mbi rezultatin e takimit: “Nuk do të më pyesësh? Nuk do të më pyesësh për episodin racist që përjetova sot?” – shpërtheu ai, duke shpërthyer sërish në lot. “Sot isha viktimë e një krimi… Për sa kohë do të duhet të durojmë gjithçka këtë?”
Até quando o racismo será negligenciado?
Você é gigante, Luighi! 👏🏿 pic.twitter.com/DyEHhXbk61
— SE Palmeiras (@Palmeiras) March 7, 2025
Pas imazheve tronditëse të ngjarjes, klubi brazilian publikoi një deklaratë të ashpër, duke dënuar situatën: “Është e papranueshme që, edhe një herë, një klub brazilian duhet të përballet me një akt kriminal racizmi në ndeshje të vlefshme për kompeticionet e CONMEBOL-it. Sociedade Esportiva Palmeiras shpreh solidaritetin e saj me lojtarët e klubit që po garojnë në Libertadores U-20 në Paraguaj dhe njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme që të gjithë personat e përfshirë në këtë episod të neveritshëm diskriminimi të ndëshkohen siç duhet.”
É inadmissível que, mais uma vez, um clube brasileiro tenha de lamentar um ato criminoso de racismo ocorrido em jogos válidos por competições da CONMEBOL. A Sociedade Esportiva Palmeiras presta toda solidariedade aos atletas do clube que estão disputando a Libertadores Sub-20 no… pic.twitter.com/qTj4TIaO9X
— SE Palmeiras (@Palmeiras) March 7, 2025