Si do të veprohet me Ilir Metën nëse zgjidhet deputet? Ja si përgjigjet kreu i KQZsë, Celibashi

1 Min Read

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar sesi do të veprohet me rastin e Ilir Metës, nëse do të zgjidhet deputet nga lista e përbashkët e koalicionit të drejtuar nga PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Komentet Celibashi i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje, e cila sipas tij, mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri, madje edhe nga institucione të tjera.

Ai shtoi se ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

Share This Article
Leave a Comment