Futbollistët shqiptarë janë duke kaluar një situatë jo të mirë me klubet e tyre, disa të dëmtuar e disa të tjerë nuk po kapin dot formacionin. Megjithatë, një situatë krejtësisht e kundërt është për Marash Kumbullën, i cili është kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes së Espanyolit në La Liga.
“Kur fituam ndaj Real Madridit nuk mund ta besoja sepse ata nuk dorëzohen kurrë. Edhe pasi gjyqtari e mbylli ndeshjen, unë prapë isha i tensionuar, sepse më dukej joreale.
“Jam shumë i kënaqur këtu. Më duhej kohë për t’u rikthyer nga lëndimet dhe Espanyoli më dha këtë mundësi. Stadiumi, qendra stërvitore janë të pabesueshme dhe ju dëshironi të qëndroni këtu sa më gjatë që është e mundur.
“Duke pasur Barcelonën afër, e kuptoj se sa shumë tifozë të Espanyolit e duan këtë klub.