Rama largohet nga mbledhja, çfarë ka ndodhur deri më tani në takimin e socialistëve |

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve në takim është diskutuar lidhur me programin zgjedhor të partisë për zgjedhjet e 11 majit.

Në pjesën e parë të mbledhjes që zgjati mbi dy orë, ishin të pranishëm ministrat e kabinetit, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryesia e grupit parlamentar të PS-së.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar për objektivat e këtij viti zgjedhor, duke përfshirë dhe linjat kryesore të fushatës që do të mbahen nga 11 prilli deri më 11 maj.

Sipas raportimeve, kryeministri Rama u largua për disa minuta nga mbledhja për të zhvilluar një takim tjetër në axhendën e tij, por pritet të rikthehet për të vazhduar diskutimet me të pranishmit. Detaje të reja lidhur me diskutimet pritet të zbardhen në vazhdim ndërsa bëhet me dije se një takim (retreat) si ky i ditës së sotme do të mbahet edhe nesër.

Share This Article
Leave a Comment