Ndoshta Zoti e shpëtoi Trump, jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe, por për të zgjuar edhe Europën 

2 Min Read

Mes të tjerash gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek situata e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës. 

Kryeministri theksoi se ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trumpit jo vetëm për të bërë Amerikën më të madhe, por për të zgjuar Europën dhe për t’i dhënë asaj mundësinë të kuptojë që nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj. 

“Do të thoja që për mua së pari jam në një pozitë mjaft të rehatshme sepse nuk jam gjerman dhe nuk duhet të gjej zgjidhje për botën. Jam një kryeministër i një vendi më të vogël, megjithëse jam më i gjatë se Frederich Merz, është Merz që duhet të marrë vendime prej të gjati. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë ne do të dëmtohemi. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen në kosot nga brezi i ardhshëm. Ajo çfarë shohim sot nuk është asgjë nga ajo çfarë vjen. Mesa kuptoj unë bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është thjesht për të hyrë në garë se kush është më i fortë ushtarakisht. Ne shpresoj nuk po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh dhe gjysma analfabetë, por diçka krejt ndryshe dhe na duhet që të jemi shuam të guximshëm dhe të përpiqemi ta shohim çdo gjë në tërrësi. 

Share This Article
Leave a Comment