Mocioni i mosbesimit, Mitsotakis sfidon opozitën: Doni apo s’doni…

1 Min Read

Në ditën e tretë të diskutimeve në parlamentin grek për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se ai do të ketë shumicën parlamentare deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ai sfidoi 4 partitë e opozitës që kërkuan rrëzimin e qeverisë, duke thënë se duan apo nuk duan ato, zgjedhjet do të zhvillohen në 2027.

Ndërkohë jashtë parlamentit në Athinë dhe në Selanik, në natën e tretë të përkujtimit të 57 viktimave nga përplasja e dy trenave në Tempi në 2023 pati trazira.

Disa prej protestuesve sulmuan policinë me molotov ndërsa si kundërpërgjigje morën gaz lotsjellës. Raportohet për të plagosur dhe arrestuar.

Klan News

Share This Article
Leave a Comment