Në minutën e 20’ të ndeshjes mes Manchester United dhe Real Sociedad, loja u ndal papritur. Nuk kishte asnjë dëmtim dhe as ndonjë kontroll nga VAR, por bëhej fjalë për një pauzë të dakordësuar për t’i lejuar Aguerd dhe Mazraoui të ndërprisnin agjërimin e tyre. Të dy lojtarët festojnë Ramazanin dhe kishin zbritur në fushë me stomakun bosh, pasi nuk mund të hanin para perëndimit të diellit.
Për këtë arsye, për t’u dhënë mundësinë të hidratojnë dhe të hanë diçka, të dyja skuadrat vendosën të ndalonin lojën për disa minuta, në një lloj pauze freskimi, që i ndihmoi lojtarët të rimerrnin pak energji para se të ktheheshin në fushë. Ky është një veprim që nuk është i pazakontë në futboll, por mbetet në diskrecionin e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticione të ndryshme.
Aguerd dhe Mazraoui ndërpresin agjërimin e Ramazanit në fushë
Të dy lojtarët marokenë janë myslimanë dhe po respektojnë muajin e shenjtë të agjërimit. Kjo do të thotë se mund të hanë vetëm pas perëndimit të diellit, ndaj zbritën në fushë me stomakun bosh, ndryshe nga të gjithë lojtarët e tjerë që kishin ndjekur rutinën e zakonshme. Për këtë arsye, Manchester United dhe Real Sociedad u dakordësuan për një pauzë të shkurtër, për t’u dhënë mundësinë Mazraoui-t dhe Aguerd-it të hidratojnë dhe të hanë diçka.
Lexo më tej: Europa League, paqe mes United e Sociedad: Mourinho humb keq në shtëpi
Ndeshja nisi në 18:45, dhe 20 minuta më vonë, në momentin e perëndimit, të gjithë lojtarët iu afruan pankinave për një pushim të shkurtër dhe për të rifokusuar mendjen. Ndërkohë, dy lojtarët marokenë shfrytëzuan këtë moment për të pirë ujë, për të marrë disa xhel energjikë dhe për të ngrënë një banane. Ky gjest u vlerësua nga shumë tifozë dhe ka shumë mundësi që të shohim raste të ngjashme edhe në ditët në vijim, pasi Ramazani ka nisur më 28 shkurt dhe do të përfundojë më 30 mars.