TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit sesa Edi Rama. Deklarata e Berishës vjen pasi Rama dje bëri ironi me koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë “Kujtim Gjuzi është fryma e Shqipërisë Madhështore”. Ai shtoi se Gjuzi dhe Rama kanë qepur rroba bashkë.
“Di që dikur, në rininë e tij ka qepur rroba me Edi Ramën, por për të tjerat të garantoj se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit se Edi Rama. Edi Rama po ia përdor emrin. Ndërkohë vetë reagonte se kanë prerë dhe qepur rroba bashkë”, tha Berisha.