Drejtësia e njëanshme, në Gërdec u vranë 26 njerëz! Për Shkëlzenin u bë film në SHBA – JavaNews.al

3 Min Read

Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së, Argita Berisha.

Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live”, analisti Ilir Demalia.

Më tej ai kujtoi edhe të kaluarën e Berishës, sidomos me ngjarjet e Gërdecit, ku i përfshirë ishte djali i tij Shkëlzen Berisha dhe 21 Janari, me dyshen Berisha-Meta, duke nënvizuar se në atë kohë pati pandëshkueshmëri, kur u “poqën të gjallë 26 vetë”.

“Për Shkëlzenin u bë film në Amerikë. U vranë 26 njerëz në Gërdec dhe nuk ndodhi asgjë, pati pandëshkueshmëri. Në kohën e Berishës nuk kishte fare drejtësi, kurse ky po e lë të paktën të punojë, ka 60 vetë para drejtësisë. Kjo drejtësi tani po godet në mënyrë të njëanshme, shifrat janë aty, 60 me 2. Edhe amerikanët e thanë më 2005 për Berishën, ‘nuk ka ndodhur kurrë që një njeri të rrëzohet me armë e të kthehet me votë’!”, tha ai.

Në lidhje me temën e desorosifikimit të deklaruar nga Sali Berisha, Demalia vuri në dukje se i pari që e takoi dhe solli në Shqipëri Xhorxh Sorosin ishte pikërisht kryetari i PD-së.

Madje ai kujtoi se Berisha i mbështeti edhe në vitin 2012 komunitetin LGBTQ dhe martesat në gjini, teksa tani i sulmon.

“Këta janë aq keq sa dalin jashtë llogjike, do hanë dajak më 11 maj vetëm prej kësaj. Nga mënyra si flasin e sillen, në fund këta do marrin Noc Rrokun siç thotë kryeministri. Këta akuzojnë Ramën për komunist, këtej sulmojnë Sorosin e këtëj e kanë sjellë vetë, berisha e takoi. Ose në lidhje me martesat në gjini. Berisha është mashtrues, në tre fjalë ai dy i ka gënjeshtra”, tha Demalia.

Kurse i ftuari tjetër, Faik Basha, u shpreh se aleanca opozitare mbështet reformat e përbashkëta dhe akuzoi qeverinë për nivelin e korrupsionit, por edhe sorosifikimin e vendit. Bsha tha se reformat e Berishës kanë qenë më të suksesshme se të Ramës, kurse Demalia i rikujtoi 21 Janarin, Gërdecin dhe qasjen antikombëtare të kreut të PD-së.

Share This Article
Leave a Comment