TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bëri me dije se aplikimi i parë është bërë nga një shqiptar në Gjermani më 11 janar. Një tjetër detaj që Celibashi tregoi është fakti se shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një person në moshën 98-vjeçare me banim në Gjermani. Po ashtu kreu i KQZ-së ka treguar se një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi plot 25 herë.
“Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98-vjeçare me banim në Gjermani. Aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania më 11 janar. Në zgjedhjet e 11 majit do të jenë 245.975 votues nga jashtë. Ndërsa 48 180 të tjerë janë refuzuar.
Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227″, ka bërë me dije ai.
I pyetur nëse do të ketë një shans të dytë për emigrantët të cilëve iu refuzua aplikimi, Celibashi u përgjigj prerazi se nuk mund të bëhet asgjë.
“Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar”, tha ai.