Gazetari Arbër Agalliu analizoi për një emision televiziv deklaratat e bëra nga Donald Trump këtë të premte kundrejt Putinit.
Agalliu duke citur ishtë dërguarin e SHBAve në Kiev gjatë vitit 20172019 Kurt Walker, Agalliu tha se Trump me Putinin po ndjek strategjinë “stop and go” (ndalo dhe vazhdo). Sipas Agalliut Trump nga një anë ka vendosur sanskione të rënda ndaj Moskës, nga ana tjetër po i ofron Putinit, një rrugëdalje nga ky konflikt.
“Kanë ndodhur disa zhvillime ineresante kohët e fundit. Po tentohet, pas asaj që ne pamë në zyrën Ovale me Donald Trump dhe Zelenskyn, SHBAtë po tentojnë të vënë sa më shumë në presion presidentin e Ukraiëns duke tentuar në një farë mënyre edhe presionin e brendshëm në Ukraiën. Delegacione të SHBAve”,tha Agalliu.
Agalliu u ndal edhe në qendrimin e Italisë në këto momente.
“Në këto momente Italia është një nga vendet e BEsë më të përçara për çështjen lidhur me Ukrainën. Tre fuqitë që tashmë qeverisin Italinë ajo e kryeministres Meloni, Tajani dhe Salvini nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët”,tha Agalliu.
The post Aleancë e fshehtë mes Trump dhe Putinit? Gazetari zbulon detajet: Ja strategjia që po ndjek SHBA appeared first on | Lajme.