Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fuqishme kundër Hamasit përmes një mesazhi në platformën, Truth Social. Ai i ka bërë thirrje organizatës që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe të kthejë trupat e pajetë të atyre që janë vrarë, duke theksuar se në të kundërt do të përballet me pasoja të rënda.
Në fund të mesazhit, lideri amerikan i drejtoi një mesazh të veçantë edhe popullit të Gazës, duke theksuar se “një e ardhme e bukur” i pret ata, por jo nëse vazhdojnë të mbajnë pengje.
“Nëse e bëni, jeni të vdekur! Lironi pengjet tani, përndryshe do të përballeni me pasoja të rënda më vonë”, përfundoi ai.
Mediat amerikane kanë raportuar sot se administrata Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikane.