SPAK hap portal online për denoncimin e zyrtarëve gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit |

1 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka hapur një websajt që do të shërbejë për denoncimin e krimeve zgjedhore.

Ky hap vjen pas publikimit nga ana e SPAK të strategjisë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Në një aktivitet disa ditë më parë kreu i SPAK Altin Dumani tha se hetimi i veprimeve penale për krimet zgjedhore do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi.

Dumani u shpreh se askush që zbaton ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me mbajtjen e procesit zgjedhor nuk duhet të ketë frikë nga strukturat speciale që do të monitorojnë procesin.

Share This Article
Leave a Comment