Një raketë ruse goditi një hotel në qytetin e Ukrainës, Kryvyi Rih vonë të mërkurën duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 31 të tjerë. Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë për këdo të bllokuar në rrënoja, sipas deklaratës së zyrtarëve.
Një grup vullnetarësh të organizatave humanitare nga Ukraina, SHBA dhe Britania kishin hyrë në hotel pak para sulmit, por mbijetuan pasi u strehuan shpejt.
“Fatkeqësisht katër persona u vranë në sulm, ne nuk duhet të ndalemi në presionin ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë dhe terror kundër jetës.” shkruajti Zelensky në Telegram.
Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës, duke postuar gjithashtu në Telegram deklaruan se 19 persona ishin shpëtuar nga vendi i hotelit. Ata postuan foto të ekuipazheve që po kalonin nëpër rrënojat jashtë ndërtesës pesëkatëshe. Përveç hotelit, u dëmtuan edhe 14 ndërtesa apartamentesh një zyrë postare dhe 12 dyqane.