Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u diskutua në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera të quajtur “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ajo që bie në sy janë emrat e partive të tjera opozitare.
I ftuar në studio për të folur në lidhje me këtë koalicion ishte edhe Belind Këlliçi. Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse selia blu është e paaftë që nuk ka arritur të thithë një frymë të re.
Kur vjen puna te Lulzim Basha, Këlliçi u shpreh kështu: Po flasim për opozitë jo për ministra shteti për opozitën. Lulzim Balla është ministër shteti për opozitën.