NBA/ Boston dhe Oklahoma sigurojnë fazën ‘play-off’ |

1 Min Read

Boston fitoi 128-118 ndaj Portland dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën “play-off”. Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics.

Fiton edhe skuadra e Denver, që mposhti 116-110 Sacramento, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahoma, që mundi 120-103 Memphis jashtë fushe, duke u kualifikuar në “play-off”.

Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë.

Nuk zhgënjen ekipi i Milwaukee, që mundi 137-107 Dallas, ndeshje ku Lillard realizoi 34 pikë e Antetokounmpo 32 pikë. Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Clippers, që falë 50 pikëve të James Harden mundi 123-115 Detroit.

 

Share This Article
Leave a Comment