Mashtrues pa një program për qytetarët, i mbeti në gojë bufi, zhaba e zhapiku

2 Min Read

Sali Berisha ka vazhduar akuzat ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një njeri që po jeton në një “komë politike”. Ai theksoi se një lider që ndodhet në këtë gjendje nuk duhet të marrë vëmendjen e publikut.

Në këtë fushatë elektorale, Rama ka zgjedhur të sulmojë Berishën duke e cilësuar si “buf kënete”.

Berisha tha se nuk dëshiron ta komentojë pasi sipas tij Rama është një person që flet çdo ditë për hardhuca, zhapikë e bretkosa.

“Lëreni në botën e tij, mos e nxiri nga bota e tij”, tha Berisha.

Unë dua t’u them qytetarëve shqiptare dhe medieve, se nga verifikimi i fakteve, në 1400 komente, nuk ekzistonte as pyetja, as emri i atij që Edi Rama pretendonte se e ka pyetur.

Dhe unë do i kërkoj zyrës së shtypit të bëjë një njoftim për këtë se ky përbën mashtrim publik.

A mundet unë t’i përgjigjem një mashtruesi publik? Që në momentin që ai del dhe thotë se filani, e zëvendëson me gazetarin, më pyeti dhe përgjigjet pa e pyetur fare, do të thotë se ai i ka bërë vetes një pyetje dhe ka hartuar një përgjigje, ky meriton përçmim.

Dhe unë, të isha gazetar, unë i bëja padi publike atij për mashtrim publik se ka gjetur mënyrën më skandaloze për të shmangur transparencën para gazetarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo në historinë e Shqipërisë, hera e parë që ndodh. Aq i kriminalizuar është, aq i zhytur është, sa ka frikë edhe nga rojet e ndërtesave të gazetave dhe televizioneve, se mos po i bëjnë një pyetje.

A ia vlen t’i komentojmë pyetjet e tij? Nuk ia vlen fare. Le ta lëmë çdo ditë të flasë pwr zhaba, hardhuca, bretkosa. Lëreni në botën e tij, të mos e nxjerrim nga ajo”, tha ai.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment