Në kuadër të operacionit të koduar “White Snow” (Dëbora e Bardhë) është vënë në pranga shtetasi Albert Bani, banues në Vlorë. Ndaj tij, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 4 Mars 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Blutë e Vlorës thonë se në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.