Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve.
Sipas asaj Klan News, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Ai është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarseve dhe menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.