Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve të Lezhës.
Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Ai është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.
Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarëseve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.