Ernest më jep liri në fushë, besoj 100% te mbijetesa |

1 Min Read

Tirana ka fituar përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, përfundoi me fitoren 4-1 të bardhebluve.

Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi francez, Walid Jarmouni.

“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore dhe që kemi marrë 3 pikë me shumë vlerë. Besojmë 100% tek mbijetesa pasi kemi të gjitha cilësitë dhe një super trajner. Ndihem shumë mirë me Ernest, pasi ai më jep shumë liri dhe mund ta prek më shumë topin”, u shpreh Jarmouni.

Share This Article
Leave a Comment