Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë. Palestinezja Rayyan Alwan u vra me thikë nga babai i saj në Tiranë. 24-vjeçarja rezulton se ka qenë e divorcuar dhe nga martesa e saj kishte 3 fëmijë.
Familjarët e saj në Gjermani ka dhënë dëshmi se 24-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të islamit, gjë që është kundërshtuar sidomos nga babai i saj Fadi Alwan. Pretendohet se ajo është dhunuar për shkak të parimeve të saj.
Në biletat e udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentesh kosovare për të dy.
Ndërkohë autori Fadil Alwan dyshohet se fshihet në Liban dhe është ende në kërkim.