Berisha: PD do të ulet çmimi i energjisë, 7 lekë për qytetarët, 6 për bizneset

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Durrës, ka deklaruar se një nga prioritetet e PD-së pas ardhjes në pushtet do të jetë ulja e çmimit të energjisë.

Sipas Berishës, çmimi i energjisë për qytetarët do të jetë 7 lekë për kilovat, ndërsa për bizneset 6 lekë. Ai theksoi se kjo ulje do të bëhet duke shfrytëzuar energjinë që prodhohet në kaskadën e Drinit, e cila është në gjendje të mbulojë nevojat e vendit.

“Do ulim çmimin e energjisë, 7 lek për qytetarët, 6 lek për biznesin. Këtë e bazojmë sepse energjinë ne si vend e prodhojmë me kaskadën e Drinit, që e ka nxjerrë veten disa herë, por këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistët dhe duke u faturuar këtë qytetarëve në çmim. Do funksionoj si ndërmarrje publike me të gjitha kriteret e menaxhimit, kurse qytetareve do u ulet, sepse kostoja e sotme, me dyfishin e personelit që ka është rreth 28 lekë, ndërsa këta e shesin me 85 lekë me çmimin e ri që vendosën. Do ketë përgjysmim të çmimit të ujit. S’mund të paguajnë ata për vjedhjet e ujësjellësve.”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1756167511898253%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article
Leave a Comment