Amber Rose pohoi se ish-i i saj Kanye West dikur e detyroi të vishte një fustan të tejdukshëm, pavarësisht se ajo “qante dhe debatonte kundër tij”.
Në një intervistë të mërkurën në “Club Shay Shay”, modelja reflektoi mbi kontrollin e West mbi stilin e Bianca Censori, duke kujtuar kohën kur reperi kontrovers e detyroi atë të vishte një fustan të tejdukshëm.
“Më kujtohet se kam qarë,” i tha ajo Shannon Sharpe. “Mbaj mend që qaja dhe grindesha me të dhe isha sikur nuk dua ta vesh këtë.
Më pas ajo pranoi se u dorëzua kur ai tha: “Ti nuk e kupton, është modë, unë jam një gjeni”.
Kur Sharpe e pyeti se pse ajo pranou ndërsa ata ishin në lidhje nga viti 2008 deri në 2010, Rose i tha: “Epo, unë isha e re. Do t’i them Kanyes jo kur jam kaq e re? Ai po më blen të gjitha këto gjëra të këndshme, unë dukem bukur dhe e lezetshme.”
Amber gjithashtu i tha Sharpe se West, i vesh partneret e tij si ai, sepse “ai dëshiron që burrat e tjerë të shohin gratë e tij”.
“Kjo është ajo që ai ka. Ai e pëlqen këtë”, shtoi ajo, duke thënë se ai bëri të njëjtën gjë me të dhe me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.
“Ai dëshiron që të gjithë kur ecni në një dhomë, që e dashura ose gruaja e tij të jenë më të dëshirueshmet në dhomë. Kjo është ajo që i pëlqen.”