Në letrën e ushtarakëve të lartë thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, po veprojnë si të dërguar të Federatës Ruse në Ballkan. Ushtarakët thonë se veprimet e liderëve serbë janë në përputhje me interesat ruse, që synojnë destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinën. Sipas tyre, interesat ruse kërkojnë një konflikti të ri në Ballkan që mund të jetë edhe me i ashpër se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjeneralët i kërkojnë Sekretarit Rutte që mos përsërisë gabimet e BE dhe OKB, të cilët e nënvleftësuan në vitet ’90 Slobodan Milosheviçin dhe për pasojë e çuan rajonin në luftë.